Shkurt.ch
Zvicra mbyll ambasadën në Siri
Ministri Burkhalter këshillon rreth 180 zviceranët që jetojnë në Siri, ta lëshojnë vendin sa më shpejtë që të munden
Gjatë ditëve në vijim do të mbyllet Ambasada e Zvicrës në kryeqytetin e Sirisë, në Damask, ka thënë ministri i jashtëm, Diidier Burkhalter për mediet zvicerane.
Ndërkohë që Zvicra pati tërhequr ambasadorin e vet nga Siria që në muajin gusht, personeli tjetër kishte vazhduar qëndrimin atje, për të mundësuar mbështetjen e zviceranëve që jetojnë në Siri.
Në prag të mbylljes së ambasadës, ministri Burkhalter këshillon rreth 180 zviceranët që jetojnë në Siri, ta lëshojnë vendin sa më shpejtë që të munden. Në faqen e internetit të Departamentit për punë të jashtme thuhet se gjendja e sigurisë në Siri është përkeqësuar edhe më shumë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











