Shkurt.ch
Vajza dyvjeçe, 13 orë e ngujuar në zgavrën e thellë të shkëmbit
Më shumë se njëqind persona në kuadër të ekipeve shpëtimtare kanë shkuar për të ndihmuar në nxjerrjen e vajzës së aksidentuar
Të mërkurën një vajzë 2 vjeçe, gjatë shëtitjes me prindërit e saj në Riederalp të Kantonit Valis ka rënë brenda një zgavre prej 20 centimetrash të një shkëmbi, në një thellësi prej 6 metrash, shkruan 20minuten.ch.
Më shumë se njëqind persona në kuadër të ekipeve shpëtimtare kanë shkuar për të ndihmuar në nxjerrjen e vajzës së aksidentuar, transmetin albinfo.ch. Por aksioni i shpëtimit ka dalë shumë kompleks dhe ka zgjatur rreth 13 orë.
Ekipet shpëtimtare së shpejti kanë konstatuar se shpëtimi nga lartë i vogëlushes ishte i pamundur. Nga njëra anë për faktin se e çara ishte shumë e ngushtë dhe nga ana tjetër sepse kishte rrezik që vajza të lëndohej nga shembja e mundshme e masës së dheut e të gurëve.
Për këtë arsye, atyre iu desh të rrëmihnin një gropë në mënyrë që të hapnin një qasje anësore për të arritur te vajza.
Rreth orës 2 fëmija më ne fund u arrit të nxirrej, përcjell albinfo.ch. Ajo nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz perveç disa gërvishtjeve dhe ishte frikësuar. Megjithatë ajo është dërguar në spital për tu kontrolluar.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











