Shkurt.ch
Regjisori Polanski akuzohet edhe për një përdhunim tjetër
Një grua është paraqitur më 26 shtator në Policinë Kantonale dhe ka sqaruar se ajo, në vitin 1972, duke qenë vajzë e re 15 vjeçe, është përdhunuar në Gstaad të Bernës nga Polanski
Regjisori i njohur amerikan Roman Polanski është përballur edhe njëherë me akuza për dhunim seksual. Kësaj here ka qenë aktorja gjermane Renate Langer e cila ka ngritur akuzë ndaj tij, me pretendimin se Polanski e ka përdhunuar atë në vitin 1972 në Gstaad të Zvicrës.
Policia Kantonale e St. Gallenit ka konfirmuar ekzistimin e një padie ndaj regjisorit.
Një grua është paraqitur më 26 shtator në Policinë Kantonale dhe ka sqaruar se ajo, në vitin 1972, duke qenë vajzë e re 15 vjeçe, është përdhunuar në Gstaad të Bernës nga Polanski, ka thënë për mediet një zëdhënës i policisë. Gruaja në fjalë ka deponuar deklarimin e saj në St. Gallen edhe pse nuk jeton në këtë kanton, një veprim ky që ia mundëson legjislacioni zviceran, transmeton albinfo.ch. Policia Kantonale do t`ia kalojë lëndën për trajtim prokurorisë.
Sipas zëdhënësit, pikat që duhet të sqarohen janë: nëse pas kalimit të një kohe kaq të gjatë vlen parimi i vjetërsimit (parashkrimit) të lëndës dhe nëse kompetenca për këtë rast i takon Kantonit të Bernës, pasi që akti është kryer atje.
Siç dihet tashmë, Polanskin e ngarkon prej vitesh një akuzë tjetër po për dhunim seksual. Samantha Geimer, në SHBA, ka dëshmuar të jetë dhunuar nga regjisori në vitin 1977 kur ishte vetëm 13 vjeçe. Për pasojë, Polanski ka shumë vite që nuk guxon të kthehet në SHBA ku e pret gjykimi. SHBA ka bërë presion ndsj Zvicrës ku ai jeton, që të bëjë ekstradimin e tij, shkruan albinfo.ch. Ndërkaq vetë viktima, Samantha Geimer i ka bërë apel drejtësisë amerikane të ndërpresë procedurën ndaj Polanskit 84 vjeçar. Por gjyqtari përgjegjës ka refuzuar kërkesën e saj.
Regjisori është parë këto ditë në festivalin e filmit në Cyrih dhe kjo ka ngjallur sërish debatin lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











