Shqipëria
Shqiptarët marrin pensionet nga Italia
Kushti i parë është mosha 66 vjeç e 7 muaj dhe kushti i dytë është minimumi 5 vite kontribute
Shqiptarët të cilët kanë jetuar dhe punuar në Itali kanë mundësinë të fitojnë pensione sipas kohës që kanë paguar edhe kontributet.
Drejtuesja e zyrës së hapur nga shteti italian në Shqipëri thotë se e drejta vjen nga ligji italian i pensioneve. “Sistemi kontributiv fillon që nga data 1 janar 1996, ndërsa sistemi retributiv përfshin pensionistët që kanë filluar punë në vitet ‘90-‘91, kur ka qenë fluksi i emigrantëve të parë”, është shprehur Beskida Aliaj, drejtuese e “Patronato INAS CISL Albania”, raporton “TCH”.
“Kushti i parë është mosha 66 vjeç e 7 muaj dhe kushti i dytë është minimumi 5 vite kontribute”, sqaron Aliaj, përcjell albinfo.ch.
Por, cila është rruga që duhet ndjekur. “Duhet që këta persona të çregjistrohen nga komuna ku kanë jetuar më parë, mbledhja e të ardhurave të familjes, një kod fiskal dhe një kartë identiteti”, nënvizon Aliaj.
Këtë rrugë kanë ndjekur dy shqiptarë të rikthyer në Shqipëri pas emigrimit. Dy histori sa të ngjashme edhe të ndryshme, por që në thelb ka dy kryefamiljarë që emigruan në Itali për arsye ekonomike. “Në vitin 2002 emigrova në Itali për arsye ekonomike, për të shkolluar fëmijët në Austri. U çoja fëmijëve 1.400 euro në muaj. Pas 7 vitesh, kur fëmijët e mbaruan shkollën, u ktheva në Shqipëri. E mbylla ciklin e Italisë”, thotë Gëzim Peti.
Sot Gëzimi merr 2 pensione, një shqiptar dhe një italian. “149 euro marr nga Italia për 8 vjet dhe 130 mijë lekë nga Shqipëria për 27 vjet”, thotë ai.
Ndërsa Brahim Muça e la Vorën për Italianë përmes bashkimit familjar që i siguruan dy djemtë, që kishin emigruar për punë para tij. Megjithëse në moshë të madhe për të punuar, aq sa italianët e shihnin me dyshim e madje shumica kishin refuzuar t’i firmosnin kontratë pune, ai arriti të punonte si punonjës i ligjshëm për 9 vite në vendin fqinj. 71-vjeçari sot merr 306 euro pension nga Italia dhe 22.5 mijë lekë pension nga Shqipëria.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












