Shëndetësi
Duke tymosur duhan, dëmtojmë veten dhe të tjerët
Në disa takime për sensibilizimin rreth dëmit që shkakton duhanpirja, ka ligjëruar Lendita Alidema Kokollari, eksperte e varësisë nga nikotina
Javën e kaluar në organizimin e shoqatave të ndryshme në disa lokalitete të Kantonit të Cyrihut u mbajtën takime me një pjesëmarrje të madhe me temën “Duhani , dhe pasojat e helmeve të tij”.
Në takim u mbajt në Langnau Gattikon (Cyrih) në organizim të Hava Krasniqi, një në Boswil Bünzen në organizim të Vlora Tahirit, dhe një në Familien Zentrum në Dietikon në organizim të Melihate Zhuniqit.
Në këto takime ka ligjëruar Lendita Alidema Kokollari, eksperte e varësisë nga nikotina. Ajo ka folur para të pranishmëve për rreziqet e mëdha që vijnë nga tymosja e duhanit, si nga tymosja aktive ashtu dhe nga ajo pasive.
Prandaj ajo ka porositur duhanxhinjtë që të mos tymosin para atyre që nuk tymosin, ngase efekti i keq është i njëjtë për të dy palët. Ajo para publikut bëri testimin e personave që janë duhanxhinj aktiv, por edhe të atyre pasiv.
Tek pasivët ishte shkalla e thithjes së nikotinës ishte më e ulët, por fatkeqësisht nikotina ishte e pranishme, përkundër faktit se nuk tymosnin.
Shtatë mijë helme i përmban një cigare, ndërsa vetëm nikotina është substanca që krijon varësinë. Në fillim personat që tymosin mendojnüe se duhani po u jep forcë e koncentrim, apo mbështetje gjatë stresit të jetës, por në të vërtetë duhani është helmues i jetës. Pasojat e tij sjellin sëmundjet nga më të pashërueshmet, tregonte Lendita me një përkushtim të madh, e interesuar për të vetdijësuar njerëzit për dëmet që sjell nikotina në jetën tonë.
Ajo kishte marrë me vete edhe medikamente dhe zëvendësime të ndryshme të cilat janë masa mbojtëse. Pyetjes sonë se sa janë shqiptarët sot të vetëdijshëm për dëmet që sjell duhani, Lendita Alidema Kokollari u përgjigj: “Kushtet socio-ekonomike dhe politike tek shqiptarët, sot e mbisundojnë dijen dhe vetëdijen mbi dëmet e tymosjes, të cilat fatmirësisht janë në përmirësim e sipër.
Informacionet, Workshopet dhe Kurset që bëhen përmes WHO (Organizatës Botërore të Shëndetësisë) dhe ISGF (Instituti për varshmëri dhe Hulumtime shëndetësore) e bëjnë ngritjen e vetëdijes për dëmet që sjell tymosja e duhanit për tymosësit dhe jotymosësit, por edhe japin rezultate në parandalimin dhe ndalimin e tymosjes.
Edhe masat parandaluese janë të shumënduarshme, sikurse ato informative përmes workshopeve, organizimeve informative etj. Këtu hyn edhe kursi si information teorik dhe praktik për parandalimin dhe ndalimin e tymosjes, si dhe përdorimit të produkteve ndihmëse për abstinencë të tymosjes”.
Ndërsa e pyetur përse reklamat në pakot e cigareve janë kaq trishtuese dhe nëse këto reklama e dëmtojnë psikikisht edhe një joduhanxhi, zonja Kokollari përgjigjet: Reklamat në pakot e cigareve, janë masa preventive, të cilat në mënyrë vizuele japin informacion mbi dëmet e tymosjes, për tymosësit por edhe jotymosësit. Pra, është një informacion vizual dhe preventiv.
Ajo ka folur para pjes marrësve edhe për ndihmën e tabletave antiduhanpirëse pra për
produktet ndihmëse për abstinencë nga duhani. Me këtë rast znj. Kokollari ka thënë se “në bazë të raporteve medicinale nga Instituti ISGF, por edhe nga të dhënat nga praktika e punës tonë të përditshme, tabletat në fjalë kanë efekte pozitive për ndërprerjen dhe abstinencën e tymosjes.
Në fund, Lendita Kokollari enkas për albinfo.ch tregoi se do të mbajë kurse falas për duhanxhinj dhe se të gjithë te interesuarit mund të paraqiten në emailin: [email protected].
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese












