Shqipëria
Flet shqiptari i cili u akuzua se donte të konvertonte Papën në mysliman
Mediat italiane e akuzuan se donte te konvertonte Papën, por ai quhet Brendon dhe nuk duket as i ashpër dhe as i rrezikshëm. I larguar që fëmijë nga Shqipëria së bashku me prindërit, ai u rikthye tek gjyshërit në moshën 22-vjeçare sipas një vendimi të ministrit të Brendshëm italian, që urdhëroi deportimin e tij javën e shkuar nën dyshimin për ekstremizëm.
Por, Brendon Bardhi e konsideron veten një besimtar që u pa i dyshimtë nga autoritetet pas komenteve të tij në “Facebook”, që u konsideruan si simpati ndaj ISIS. Ndaj ai thotë se iu drejtua Papës për t’i kërkuar ndihmë.
“Dola në mëngjes nga ora 5, me pak frikë dhe emocion. Ndalova në një kishë, kërkova priftin e saj që të më bënte lidhje me Papën. Në momentin që ky person më pa me Kur’anin mbeti shumë i trembur. Unë i buzëqeshja, ai më shihte me inat. U ndjeva shumë fajtor, edhe pse nuk isha. Mesazhi që doja t’i përcillja Papës ishte që jo të gjithë jemi njësoj, jo të gjithë jemi terroristë”, tregon Bardhi, raporton “TCH”.
Por, kjo i kushtoi atij shtrenjtë. Që nga kjo tentativë e muajit shkurt për të takuar Papën, Brendon është mbajtur në burg. “Në ditën e parë që kam shkelur aty më konsideruan terrorist, që nuk isha. Çdo gjë që thosha nuk merrej për bazë. Unë isha në shtëpinë time, sepse jam italian. Jam një djalë normal, që ka ndihmuar shumë persona. Mundohem t’i ndihmoj e jo t’i vras”, thotë 22-vjeçari, përcjell albinfo.ch.
Bardhi është personi i pestë që brenda pak kohësh dëbohet nga autoritetet italiane për të njëjtin motiv. Ai tani më shumë i frikësohet paragjykimeve dhe kërkon një shans të ketë një jetë normale. “Kërkoj ndihmë, sepse edhe unë jam njeri i dobët. Më duhet një bazament, të kem një punë që të vazhdoj jetën time”, thotë Bardhi.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










