Shkurt.ch
Arigona fiton lejen e qëndrimit në Austri
"Nuk do të besoja sikur të mos e kisha në dorë vizën me lejen e qëndrimit" thotë 20 vjeçarja e njohur për opinionin austriak
Arigona Zogaj: Të gjithëve na kujtohet ky emër. Rreth katër vite më parë, vajza shqiptare me këtë emër qe bërë personalitet numër një në opinionin austriak pasi që ishte fshehur nga autoritetet të cilat e kishin riatdhesuar familje e saj në Kosovë.
Nga vendi ku fshihej ajo kërcënonte se do të bënte vetëvrasje nëse do ta detyronin të kthehej. Më vonë, pasi qe dorëzuar, Arigona dhe familja e saj gjatë gjithë kohës ka qëndruar në shtyllat e gazetave dhe në mediet elektronike të Austrisë. Fati i tyre, do të ktheheshin apo do të mbeteshin në Austri kishte mbajtur mbërthyer këtë opinion për një kohë të gjatë.
Për fatin e Arigonës, madje ishin mbajtur edhe seanca të veçanta të Parlamentit Federal të Austrisë!
Sot, më në fund, Arigona ka marrë lejen e qëndrimit të përhershëm në Austri . “Nuk do të besoja sikur të mos e kisha në dorë vizën me lejen e qëndrimit” thotë 20 vjeçarja për portalin “Österreich”.
Sidoqoftë, ajo bashkë me familjen, e ka paguar shtrenjtë këtë vizë. Prindërit ndërkohë janë shkurorëzuar. Babai jeton në Maqedoni, dy vëllezërit, Albani dhe Alfredi punojnë si punëtorë me mëditje në Kosovë, e nëna ka pas vetes disa tentime për vetëvrasje.
Por, ndërkohë, nëna Nurija, e cila ka marrë më parë lejen e qëndrimit, punon si pastruese në Linz, ku jeton bashkë me Albinin 12 vjeçar dhe Albonën 13 vjeçe, të cilët vijojnë shkollimin.
Arigona ka mbaruar një shkollim të mesëm. Leja e qëndrimit duhet të vazhdohet dy herë nga dy vjet, ndërsa pas 5 vjetësh ajo kteheht në leje të përhershme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













