Shkurt.ch
SVP/UDC, me iniciativë kundër Marrëveshjes për lëvizje të lirë me BE-në
Sipas iniciuesve, Zvicra duhet të rregullojë vetë dhe në mënyrë të pavarur nga të tjerët problemin e migracionit
SVP/UDC planifikon lansimin e një iniciative të re kundër lëvizjes së lirë në raport me Bashkimin Evropian. Lajmin për këtë e kanë dhënë gazetat “SonntagsZeitung” dhe Le Matin Dimanche” në botimet e tyre të sotme, dhe e ka konfirmuar pastaj edhe për mediat tjera sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Gabriel Lüchinger.
“Iniciativa ekufizimit”, siç do të quhet, parasheh të anulojë marrëveshjen për lëvizje të lirë që Zvicra e ka të nënshkruar me BE-në. Sipas iniciuesve, Zvicra duhet të rregullojë vetë dhe në mënyrë të pavarur nga të tjerët problemin e migracionit. Dhe, në të ardhmen nuk bën të lidhen marrëveshje nga fusha e të drejtës ndërkombëtare të cilat u ofrojnë shtetasve të vendeve të huajaliri të lëvizjes.
SVP/UDC pret që në dhjetorin e këtij viti të marrë dritën e gjelbër nga zyra kompetente, gjegjësisht Kancelaria Federale për këtë iniciativë. Pas kësaj, partia në fjalë planifikon të fillojë me mbledhjen e nënshkrimeve për ta hedhur iniciativën në votim.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











