Shkurt.ch
Stazhi i punës Zvicër, më i gjatë se në të gjitha vendet e BE-së
Ndërsa, jashtë BE-së, me 47,4-vjet janë vetëm islandezët në gjithë Evropën që punojnë më gjatë se zviceranët
Në Zvicër, një jetë normale pune zgjat më shumë se në të gjitha vendet e BE-së. 42.4 vjet, gati shtatë vjet mbi mesataren e BE-së, siç tregojnë të dhënat e Eurostat për 2016.
Ndërsa me 47,4-vjet janë vetëm islandezët në gjithë Evropën që punojnë më gjatë se zviceranët.
Qytetarët e vendeve të BE-së mesatarisht punojnë 35.6 vjet, që është 1.8 vjet më shumë se në vitin 2006. Sipas të dhënave të Eurostat, kohëzgjatja e stazhit të punës është rritur ndjeshëm te gratë – mesatarisht për 2,5 vjet dhe te burrat për 1,1 vit.
Për gratë në vitin 2016 kohëzgjatja mesatare e stazhit të punës ishte 33.1 vjet, krahasuar me 30.6 vjet më 2006, shkruan albinfo.ch. Për burrat kohëzgjatja e pritshme e stazhit vitin e kaluar ishte 38 vjet, krahasuar me 36.9 vjet më 2006. Treguesi i kohëzgjatjes nënkupton një numër vitesh, në të cilat një person prej 15 vjetësh mund të presë që të jetë aktiv në tregun e punës, të punësuar ose të papunë, gjatë gjithë jetës, sipas Eurostat. Ndër vendet anëtare të BE-së, suedezët kishin gjatësinë mesatare të stazhit të pritur – 41.2 vjet, e ndjekur nga danezët dhe holandezët me një gjatësi mesatare prej 40.3 vjetësh dhe 40 vjetësh.
Në Mbretërinë e Bashkuar kohëzgjatja mesatare ishte 38.8 vjet, në Gjermani 38.1, në Estoni 37.8, dhe në Finlandë 37.7 vjet. Në fund të listës është Italia me një gjatësi të pritshme mesatare prej 31.2 vjetësh.
Ndër vendet me kohëzgjatje mesatare të shërbimit më të shkurtër se 33 vjet janë: Bullgaria – 31,7 vjet, Kroacia – 32,1 vjet, Rumania – 32,4 vjet, Greqia – 32,5 vjet, Belgjika – 32,6 vjet, Luksemburgu dhe Polonia – 32,9 vjet.
Në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, me përjashtim të Letonisë dhe Lituanisë, në vitin 2016 pritej që kohëzgjatja e stazhit të jetë më e gjatë për burrat se sa për gratë. Rritja e përgjithshme e gjatësisë së stazhit mes shteteve anëtare është kryesisht arsyeja për një ndryshim në kohëzgjatjen e stazhit për gratë, sipas raportit të Eurostat. http://ec.europa.eu/eurostat/de/web/products-eurostat-news/-/DDN-20170920-1?inheritRedirect=true&redirect=%2Feurostat%2Fde%2Fnews%2Fwhats-new
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











