Shkurt.ch
Sommaruga: Të huajt, të mësojnë gjuhët e vendit
"Integrimin nuk mund ta detyrojmë, por sa i përket detyrimit për mësimin e gjuhës, duhet shtrënguar vidat"
“Kush dëshiron të jetojë në Zvicër, duhet të njohë kulturën e vendit dhe të zotërojë së pakun njërën nga gjuhët e këtushme”, ka thënë ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga në emisionin e djeshëm “Samstagrundschau” të radios DRS.
Ajo ka shtuar më tutje se “integrimin nuk mund ta detyrojmë, por sa i përket detyrimit për mësimin e gjuhës, duhet shtrënguar vidat paksa”. Po kjo vlen, sipas ministres, edhe për menaxherët e lartë me prejardhje të huaj që jetojnë në Zvicër dhe për familjarët e tyre. Këta të fundit, ka thënë Sommaruga, po ndërtojnë aty-këtu shoqëri paralele që bien ndesh me traditat zvicerane.
Ministrja e drejtësisë megjithatë ka njohur meritat dhe rëndësinë e të huajve në Zvicër. “Në bujqësi dhe në spitale nuk do të funksiononte asgjë pa fuqinë e huaj punëtore”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











