Lifestyle
Reperët shqiptarë dëgjohen në 92 shtete të botës
Labeli muzikor shqiptar “Për Inati t’Njoni Tjetrit” është duke shijuar sukseset ndërkombëtare.
Ky grup i reperëve, në të cilin ndër më të njohurit janë MC Kresha dhe Lyrical Son, thonë se dëgjohen në 92 shtete të botës.
Kohë më parë grupi publikoi edhe në YouTube albumin më të ri “Rapsodët N’Rap T’Sotit” me të cilin duket se ka “qëlluar në shenjë”.
“PINT” ka publikuar në faqen zyrtare të Facebookut një fotografi në të cilën shihet një artë, e që sipas grupit, paraqet vendet në të cilën janë dëgjuar këngët e këtij grupi, përcjell albinfo.ch.
“Speca, të nderuar, me këtë foto ju përshëndesim anekënd botës. Kjo foto tregon se ne dëgjohemi në gjithë botën dhe jemi krenarë që muzika jonë kalon jashtë kufijve gjithandej. Falënderojmë gjitha shtetet dhe ato janë gjithsej 92 në të cilat muzika jonë transmetohet në radio, portale, YouTube, Spotify etj”, ka shkruar grupi në Facebook.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












