Bota
Schulz: Nuk gjunjëzohemi para Erdoganit
Martin Schulz është shprehur disa herë për dhënien fund të negociatave të anëtarësimit me qeverinë në Ankara
Kandidati për kancelar i socialdemokratëve, Martin Schulz në një intervistë për “Deutsche Wellen”, është shprehur se në rast nevoje do të prishte marrëveshjen me Turqinë për refugjatët.
“Po qe se ju fluturoni nesër në Turqi për të bërë një kronikë, unë nuk mund t’iu garantoj, se nuk përfundoni në burg”, është shprehur kreu socialdemokrat në adresë të gazetarëve, duke theksuar se kjo bie tërësisht ndesh me parimet e BE-së, përcjell albinfo.ch.
Schulz është shprehur disa herë për dhënien fund të negociatave të anëtarësimit me qeverinë në Ankara. Në rast nevoje ai u shpreh për DW, se do të dorëzonte edhe bashkëpunimin me Turqinë për refugjatët. “Sidoqoftë nuk do të bie në gjunjë para Erdoganit. Nuk duhet të lejosh të bëhet presion”, ka shtuar ai.
Gjithashtu Schulz bëri të qartë se, në rast se ai bëhet kancelar do të bisedojë më vendet e BE-së që refuzojnë, të pranojnë refugjatë. Kandidati për kancelar kërcënoi Hungarinë hapur me ristrukturime të buxheteve të BE-së. 700 miliardë euro në BE janë për t’u ristrukturuar në vitet e ardhshme. “Solidariteti është parim, tek financimi, por edhe tek pranimi i refugjatëve”, nënvizoi ai.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












