Bota
Stërviten për t’i ndalur emigrantët
Austria, Hungaria dhe Republika Çeke kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake se si të ndalin fluksin e emigrantëve
Me qëllim që të testojnë koordinimin dhe gatishmërinë për reagim në rast të një fluksi të ri emigrantësh, Austria, Hungaria dhe Republika Çeke kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake.
Stërvitja ushtarake është mbajtur në Allentsteig, rreth 100 km në veriperëndim të Vjenës, e në të përfshiheshin rreth 800 ushtarë austriakë në rolin e emigrantëve, që i afroheshin një pike kontrolli kufitar në këmbë, si dhe kolegët e tyre që simuluan procedurat e kontrollit të turmës dhe regjistrimin e të ardhurve, përcjell albinfo.ch.
Kjo stërvite ishte pjesë e një serie trajnimesh njëjavore, me qëllim testimin e mekanizmave të përbashkëta të reagimit të këtyre vendeve, në rast të një tjetër vale emigrantësh të ngjashme me atë të vitit 2015, kur qindra e mijëra vetë udhëtuan përmes Ballkanit dhe Austrisë, drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Evropës Perëndimore, raporton “TCH”.
Disa vende të Evropës Qendrore kanë këmbëngulur për më shumë bashkëpunim dhe koordinim në kontrollin e kufijve të jashtëm të BE-së, e kanë nënshkruar disa marrëveshje dypalëshe, duke i lejuar Forcave të Armatosura respektive të veprojnë në territoret e tyre në raste emergjencash, pa pritur miratimin e Brukselit.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












