Shkurt.ch
Tifozët e Partizanit të Beogradit kapen me drogë dhe lëndë shpërthyese
Dje, para ndeshjes futbollistike në mes të YB të Bernës dhe Partizanit të Beogradit në Bernë, Policia e Kantonit të Bernës ka ndaluar gjashtë tifozë të Partizanit. Atyre u është gjetur drogë dhe gjësende për maskim. Një person tjetër është arrestuar i maskuar para stadiumit pasi që kishte ndezur një objekt shpërthyes (petardë).
Një person i gjashtë është ndaluar nga policia për shkak të konfliktit që kishte shkaktuarnë mes të tifozëve mysafirë, shkruan bernerzeitung.ch.
Që të gjithë të ndaluarit janë lëshuar të lirë gjatë mbrëmjes së të enjtes, njofton të premten Policia Kantonale e Bernës, transmeton albinfo.ch.
Personi 23 vjeçar, të cilin policia e akuzon për ndezjen e mjeteve piroteknike, do të përgjighjet para drejtësisë për shkelje të ligjit mbi mjetet shpërthyese. Ndërsa një 19 vjeçar është paditur për shkelje të ligjit mbi mjetet narkotike.
Kontrollimet ishin bërë pasi që rojat kufitare kishin konfiskuar nga tifozët e Partizanit që në kufi materiale për maskim, një thikë dhe mjete piroteknike.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











