Shkurt.ch
Zvicra, në raport me Evropën në pensionimin e grave
Rritja e moshës së pensionimit për gratë nga 64 në 65 vjeç është një nga aspektet më të diskutueshme të reformës së sistemit të pensioneve zvicerane, i cili do të votohet më 24 shtator në një referendum në Zvicër. Gratë zvicerane, megjithatë, janë ndër të paktat në Evropë që mund të dalin në pension para burrave.
Në anën tjetër, në rastin e moshës së pensionimit, gratë deri tani kanë pasur kushte më të mira, pasi që mosha e pensionimit është 64 për gratë dhe 65 për burrat, edhe pse jetëgjatësia është 85 për gratë dhe 81 vjet për burra.
Siç shkruan swissinfo.ch, nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), vetëm tetë prej tyre ende dallojnë midis gjinive gjatë moshës së pensionimit. Dallimi më i madh është në Austri, ku gratë nga gjashtëdhjetë mund të aplikojnë për të dalë në pension të plotë, ndërsa burrat duhet të punojnë deri në moshën 65 vjeç.
Duhet të përmendet, megjithatë, se këto tetë vende, me përjashtim të Rumanisë, tashmë kanë futur ligje të reja për përafrimin e moshës së pensionimit. Disa tashmë në pak vite, të tjerë në 2040-ën.
Me moshën e pensionimit në 64, gratë zvicerane tani janë në një mesatare evropiane. Në 13 vendet e BE-së mosha e pensionit është nga 60 në 63 vjeç. Megjithatë, kjo kornizë ka gjasa të ndryshojë ndjeshëm në vitet e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Plakja e popullatës dhe kriza e fundit ekonomike dhe financiare kanë nxitur shumë qeveri që të ndërmarrin reforma të mëdha për të siguruar financimin e sistemeve të pensioneve të tyre. Kështu, pothuajse të gjitha vendet e BE-së kanë vendosur të rrisin moshën e daljes në pension të grave dhe burrave në 65-67 vjet. Me përjashtim të Francës, Greqisë, Republikës Çeke dhe Rumanisë.
Në Zvicër, Qeveria në Bernë (Bundesrat) dhe një pjesë e madhe e parlamentit duan të rrisin moshën e pensionimit të grave nga 64 në 65 vjeç. Kjo është pjesë e skemës së pleqërisë 2020, në të cilën një referendum nacional do të mbahet më 24 shtator.
Përafrimi i moshës së pensionit të grave dhe burrave ndihmon për të siguruar financimin e sistemit të sigurimeve shoqërore. Kjo do të lehtësonte llogaritë e sigurimit të pleqërisë dhe të të mbijetuarve (AHV) çdo vit me 1.3 miliardë franga.
Kjo masë është ndër ato aspekte të skemës pensionale 2020, të cilat janë të diskutueshme, veçanërisht nga grupet majtiste dhe sindikatat më të vogla. Sipas mendimit të tyre, shtrirja është e padrejtë, sepse gratë ende janë të diskriminuara në tregun e punës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













