Bota
Fëmijët refugjatë nuk kanë mundësi të shkollohen
Mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimet vitin e kaluar akademik
Problemet e refugjatëve janë të mëdha. Ata përballen me shumë vështirësi, derisa nga kjo e pësojnë edhe fëmijët.
Sipas një raporti nga UNHCR, Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimet vitin e kaluar akademik, shkruan “Evropa e Lirë”.
Në raportin e titulluar “Të lënë pas dore: Shkollimi i refugjatëve në krizë”, vihet re se, në aspektin global, 91 përqind e fëmijëve e kanë ndjekur shkollën fillore, por për refugjatët kjo shifër qëndron në vetëm 61 përqind, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta në më pak se 50 përqind, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu sipas raportit 6.4 milionë refugjatë të moshës shkollore, midis 5 dhe 17 vjeç janë nën mandatin e UNHCR-së.
“Në vitin 2016, vetëm 2.9 milionë janë regjistruar në arsimin fillor ose të mesëm. Më shumë se gjysma e tyre, përkatësisht 3.5 milionë, nuk kanë shkuar në shkollë”, thuhet në raportin e UNHCR-së.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









