Lifestyle
Modelja me hixhab në pistë të modës
Aden është modelja e vetme me hixhab që ka nënshkruar kontratë me agjenci kaq të madhe të modelimit
Në vitin 2016, një studente 19-vjeçare telefonoi Denise Wallace, bashkëproducente në Miss Minnesota USA dhe e pyeti nëse mund të merrte pjesë në konkurs e veshur me bruka.
Ishte hera e parë që Wallace fliste me Halima Aden, duke marrë informacione për të nëpërmjet internetit. “Fotoja e saj u shfaq dhe unë isha pa fjalë, wow ajo ushte shumë e bukur”, kujton Wallace.
Tani Halima është modelja e vetme në botë e cila bart hixhab, dhe adoleshentja me prejardhje nga Somalia tha se shamia në kokën e saj është thjesht pjesë e identitetit të saj. “E bart shaminë çdo ditë. Thjesht nuk mendoj për këtë”, tha ajo, përcjell albinfo.ch.
Pas garës, Aden ishte lajm në gjithë botën si garuesja e parë me hixhab në histori të kësaj gare, e që ishte hap i rëndësishëm i cili katapultoi karrierën e saj. Në muajin shkurt ajo nënshkroi kontratë me kompaninë IMG, derisa debutimin e saj në pistë të modës e parë në spektaklin e Kanye West në Nju Jork.
Aden është modelja e vetme me hixhab që ka nënshkruar kontratë me agjenci kaq të madhe të modelimit. Aden u lind në Kakuma, në një kamp të refugjatëve të OKB-së në Kenia dhe arriti në SHBA kur kishte 7 vjet.
Ajo me shumë pikëllim kujtonte kohën në kampin e refugjateve. “Në atë kamp kishte njerëz të ndryshëm, refugjatë të ndryshëm nga e gjithë Afrika dhe prapë kishte shumë mirëkuptim mes nesh. Por, të vija këtu ishte ndryshim i madh për mua”, ka deklaruar Aden për “Reuters”.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet












