Shkurt.ch
Cyrihu do t`ua ndalë ndihmat sociale të huajve me vizën F
Por, kundër vendimit të marrë nga Parlamenti i Kantonit, 26 komuna të Cyrihut kanë iniciuar një referendum
Të huajt të cilët përkundër refuzimit që u është bërë kërkesës së tyre për azil, nuk munden të kthehen në vendin e tyre (personat me vizën F), në të ardhmen do të marrin vetëm ndihmat emergjente dhe jo më ato sociale.
Kështu ka vendosur Parlamenti i Kantonit gë Cyrihur me shumicë votash, njofton srf.ch. Por, si në shumë çështje tjera, edhe këtu do të jetë populli ai i cili do ta thotë fjalën e fundit, me referendum.
Kështu, të huajt me status F, në të ardhmen do të marrin dukshëm më pak para në krahasim me gjendjen e sotme, transmeton albinfo.ch. Konkretisht, në vend të afër 1000 frangave për një person të rritur në muaj, në rast se pranohet zgjidhja e përmendur, ata do të marrin vetëm nga 400 franga në muaj. Dhe kjo nuk do të quhej më ndihmë sociale por ndihmë emergjente.
Por, kundër vendimit të marrë nga Parlamenti i Kantonit, 26 komuna të Cyrihut kanë iniciuar një referendum.
Nga ky ndryshim i ligjit në Kanton do të prekeshin rreth 5600 veta. Ata, në të shumtën e rasteve janë refugjatë nga Siria, Afganistani ose Iraku, pra nga zonat e luftës. Personat nga kjo kategori, duke qenë se kanë ardhur refugjatë të luftës, Zvicra nuk mund t`i kthejë në vendet e tyre.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












