Bota
Lëvizja e lirë e fuqisë punëtore do të hiqet pas Brexit-it
Kompanitë kanë shprehur shqetësimin se pas Brexit-it mund të mos jenë në gjendje të punësojnë numrin e kërkuar të punëtorëve të kualifikuar dhe të pakualifikuar

Britania do të heqë lëvizjen e lirë të fuqisë punëtore menjëherë pas Brexit-it dhe do të vendosë masa për të zvogëluar numrin e emigrantëve më pak të kualifikuar nga BE-ja, raportoi Reuters duke iu referuar një dokumenti qeveritar të publikuar nga “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Reduktimi i migrimit në Britani të Madhe ishte një nga arsyet kryesore për referendumin e vitit të kaluar për largimin nga BE-ja. Kompanitë kanë shprehur shqetësimin se pas Brexit-it mund të mos jenë në gjendje të punësojnë numrin e kërkuar të punëtorëve të kualifikuar dhe të pakualifikuar.
Nuk ka ende asnjë koment nga Ministria Britanike e Brendshme. Sipas «Guardian», dokumenti nuk ka marrë ende mbështetje nga ekipi ministror i kryeministres Theresa May.
“Ta themi thjesht, kjo do të thotë se emigracioni duhet të jetë i dobishëm jo vetëm për emigrantët, por edhe për banorët e tanishëm, në mënyrë që të mund të konsiderohet i vlefshëm për vendin në tërësi”, thotë “Guardian”, duke cituar dokumentin, transmeton albinfo.ch.
May ka thënë tashmë lëvizja e lirë e fuqisë punëtore do të duhet të ndalet, pasi Britania e Madhe largohet nga blloku. Megjithatë, ajo nuk ka njoftuar ende se çfarë lloj sistemi imigracioni dëshiron. Gazeta shkruan se qeveria po konsideron gjithashtu një futje graduale të një sistemi të ri imigracioni në Britani të Madhe për shumicën e emigrantëve nga Evropa. Ai gjithashtu do të vendosë kufizime serioze të reja mbi të drejtat e tyre për të sjellë anëtarët e familjes në Mbretërinë e Bashkuar.
Muajin e kaluar migrimi neto në Mbretërinë e Bashkuar ra në nivelin më të ulët në tre vjetët e fundit, duke marrë parasysh periudhën nga prilli i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti.
Më shumë se gjysma e kësaj rënieje është për shkak të largimit të shtetasve të BE-së dhe numrit më të ulët të ardhësve. Megjithatë, numri prej 246,000 është shumë më i madh se “dhjetëra mijëra”, që sipas May, është nivel i qëndrueshëm i migrimit, tha Reuters.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj