Kosova
Qytetarët e dëshpëruar nisen drejt Beogradit (Foto+Video)
Shumë qytetarë kanë ikur edhe më herët nga Kosova dhe janë kthyer, por nuk ndalen së kërkuari fatin jashtë vendit. Ata janë të bindur se ku të shkojnë e kanë më të mirë se në Kosovë. Edhe në kampe apo kudo tjetër
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Shumë qytetarë të Kosovës ia kanë mësyrë përsëri Beogradit për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian për një jetë më të mirë. Qytetarët thonë se janë të dëshpëruar dhe nuk ka perspektivë në Kosovë, kështu që zgjidhja e vetme është ikja. Ekipi i albinfo.ch ka qëndruar të mërkurën mbrëma në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë për të kuptuar se çfarë po ndodhë.
Shumë qytetarë kanë ikur edhe më herët nga Kosova dhe janë kthyer, por nuk ndalen së kërkuari fatin jashtë vendit. Ata janë të bindur se ku të shkojnë e kanë më mirë se në Kosovë. Qoftë edhe në kampe apo kudo tjetër.
Të mërkurën mbrëma janë nisur tre autobusë, një në orën 22:00, 22:30 dhe 23:00, dhe që të gjithë kanë qenë plot me udhëtarë drejt Beogradit. Shumë kërkojnë bileta dhe nuk mund të gjejnë. Ata thonë se posa të gjejnë, menjëherë do të largohen. Kështu thonë edhe në Stacionin e Autobusëve. Në tri-katër ditët e fundit janë shitur të gjitha biletat për në Beograd, dhe kështu nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, duke mos llogaritur valën e kaluar të ikjes. Bileta kushton 15 euro.
“Këtu janë krejt hajna, prej të parit e deri te i fundit. Kam qenë para dy vitesh jashtë. Prej Beogradit në Budapest edhe drejt perëndimit. Nuk jam duke punuar. Çfarë të bëj këtu. Kam qenë në Francë dhe Gjermani. Edhe atje nuk ka asgjë, por është më mirë se këtu. Kam qëndruar dy vjet, dhe po e shoh si po shkon situata. Sot po shkon një shok, dhe ndoshta në ditët e ardhshme do të shkoj edhe unë”, thotë një qytetar që nuk pranon të dalë me emër para mediave. Si ai ka shumë të tillë, shkruan albinfo.ch.
Një tjetër thotë se i ka humbur shpresat në Kosovë. “Nëse do të kishte rrogë të mirë, askush nuk do të largohej. Këtu nuk ka perspektivë. Pjesa më e madhe e rinisë është e papunë në Kosovë. Shikoni diaspora sa ka kontribuar. Shteti jonë po i tremb investitorët”, thotë një qytetar tjetër.
Kushtrim Gashi nga Fushë Kosova thotë se me mundësinë e parë që i ofrohet do të dalë jashtë. “Kemi dalë edhe më herët. Kam qenë azil në Gjermani. Një vit kam qëndruar. Sa për ushqim kemi pasur. Por, edhe para na kanë dhënë. Nuk është lehtë. Vet i gjashti kam qenë. Po ta bjen punën Qeveria me dalë. S’ka zgjidhje tjetër. Edhe vëllai ka qenë në Gjermani. Edhe atë e kanë kthyer. Kam ardhur me shiku qysh është situata. Nëse mundem, sot isha nis. Këtë natë isha nis. Nëse do të kishim pasur punë, nuk do të ishim larguar”, ka thënë ai i dëshpëruar, raporton albinfo.ch.
“Studioj në Universitetin e Gjilanit. I kam përcjellë pesë shokë. Ata kanë shkuar me taksi drejt Beogradit. Po ikin njerëzit, ku nuk e dinë se çfarë të ardhme kanë. Po ikin pa e ditur se çfarë po i pret. Ka shumë njerëz që mashtrohen e bëjnë shumë dallavere. Por, në Kosovë nuk ka të ardhme. Nuk kemi shtet. Nuk kemi institucione. Nuk kemi qenë asgjë. Kam qenë azil në Francë, por ka ardhur koha më mirë diku tjetër se në Kosovë. Një kilometër me kalu jashtë Kosovës e ki më mirë”, thotë një tjetër qytetar i dëshpëruar për gjendjen e krijuar në Kosovë.
“Me një social 80 euro jetoj. Nëse dëshiron jeto, nëse dëshiron vdis. Gjermani të mban një natë, por atë natë jeton si zotëri, këtu nuk ka asgjë. E di që atje është vështirë, por këtu nuk ka asgjë. Jemi maltretuar disa herë, por prapë do të provoj të dal”, shprehet një person rreth moshës 50-vjeçare.
Shumë qytetarë që ishin në Stacionin e Autobusëve kishin ardhur nga kureshtja të shikonin se çfarë po ndodh. Shumë mendojnë se kufiri në Hungari është i mbyllur, e shumë të tjerë i hapur, por dëshpërimi i qytetarëve është i madh. Ata të zhgënjyer duan me çdo kusht të largohen dhe me mundësinë e parë që u ofrohet, do ta bëjnë një gjë të tillë.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin





















