Bota
Zviceranët, në gara ilegale në autostradat gjermane
Herë pas here zviceranët shfrytëzojnë autostradat gjermane për të bërë gara ilegale me automjetet e tyre. Dënimet nuk po i zmbrapsin, ndërsa gjermanët po mendojnë t’i ndryshojnë dënimet me ligj.
Natën e së shtunës, më 19 gusht 2017, dëshmitarët raportuan në policinë e Baden-Württemberg një garë të paligjshme në A81 me rreth 20 pjesëmarrës. Zyrtarët arritën të ndalonin vetëm dy pjesëmarrës, të dy ishin zviceranë. Ata duhej të paguanin një dënim prej disa mijëra frangash, shkruante policia në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.
Hetimet në këtë rast janë ende në zhvillim e sipër. Sipas policisë, janë identifikuar tetë pronarë të automjeteve. “Të gjithë ishin me targa zvicerane”, thotë Markus Sauter, shef i shërbimeve publike në Policinë e Baden-Württemberg-ut.
Gjobat nuk po i zmbrapsin shoferët e çmendur: pjesëmarrja dënohet me një gjobë prej 400 eurosh dhe një ndalim mujor të ngasjes, njoftoi “Süddeutsche Zeitung”.
Një ligj i ri mund të parandalojë garuesit e paligjshëm. Ai parashikon që pjesëmarrësit të sanksionohen me burgim deri në dy vjet ose me gjobë. Nëse pjesëmarrësit kanë shkaktuar dëme gjatë garës, dënimi rritet deri në dhjetë vjet. Përveç kësaj, policisë i lejohet të lëvizë bashkë me garuesit. Prokuroria duhet të vendosë për këtë ligj, shpjegoi Sauter. Në shtator, Këshilli Federal në Gjermani merret me ligjin, shkruan “Stuttgarter Nachrichten”.
Sauter shpreson që garat ilegale do të pengohen nga ky ndryshim i ligjit, pasi automjetet e «raserëve» zviceranë mund të tërhiqen.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind









