Bota
Deri në 3 milionë ekspertë do t’i mungojnë Gjermanisë deri në vitin 2030
“Për shkak të ndryshimeve demografike, situata në tregun gjerman të punës në 10-20 vjetët e ardhshme do të përkeqësohet në mënyrë drastike”, tha autori i studimit, Oliver Errentauut. Vetëm deri në vitin 2030 Gjermania mund të humbë 3 milionë ekspertë nga të gjithë sektorët dhe kjo shifër deri në vitin 2040 mund të rritet në 3.3 milionë, nëse politika dhe qeveria nuk marrin “hapa vendimtarë dhe urgjentë”, thotë studimi, përcjell albinfo.ch.
Në parashikimet e tij, studimi fillon nga migrimi vjetor prej 200,000 ekspertësh, kështu që politikëbërësit sugjerojnë zgjidhje që do të ndikojnë në tregun e punës. Këto zgjidhje përfshijnë inkurajimin e arsimit në profesione të mangëta, edukimin parashkollor dhe jetën më të gjatë të punës. Ekspertët vlerësojnë se shumë profesione do t’i bëjnë robotët dhe pajisjet elektronike.
Profesionet e veçanta, si mjekët dhe menaxherët, inxhinierët dhe gazetarët do të jenë të mangët. Kërkesat do të shtrohen përveç për mjekë, edhe për profesione të tjera nga sektori mjekësor, siç janë kujdestarët ose teknikët mjekësorë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












