Shkurt.ch
Sërish rrëshqitje dheu në Bondo
Shkak për këtë, kësaj here thuhet të kenë qenë rreshjet e mëdha të shiut
Rreth një javë pas rrëshqitjes së parë të shkëmbit në Bondo, regjioni Bergell në Kantonin Graubünden, mbrëmë rreth orës 21.30 sërish ka pasur rrëshqitje. Shkak për këtë, kësaj here thuhet të kenë qenë rreshjet e mëdha të shiut, njofton srf.ch.
Ende nuk dihen saktësisht përmasat e dëmit të shkaktuar me këtë rast. Por ajo që shihet është se rruga e vjetër kantonale, e vetmja që kishte mbetur e paprekur nga rrëshqitja e parë dhe e dytë, kësaj here është mbuluar nga orteku i baltës, transmeton albinfo.ch. Në lokalitetin Spino, dy persona është dashur të evakuohen me Rega.
Para kësaj, një zëdhënës i shtabit drejtues të komunës Bregaglia, pjesë e së cilës është edhe fshati Bondo, kishte paralajmëruar se kanoset rreziku për rrëshqitje edhe në një kodër tjetër, në afërsi, Piz Cengalo. Bëhet fjalë për një vëllim prej një milion kubikësh gurë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C










