Shkurt.ch
Nuk do që ta shkelë dhelprën dhe ja ku i përfundon makina
Makina është përplasur së pari në kangjellat e anës së majtë dhe pastaj edhe të djathtë të urës, ku më në fund ajo është ndalur. Makina ka pësuar dëmtim total
Ka qenë vetëdija për mbrojtjen e kafshëve apo frika e çastit, nuk është shumë me rëndësi. Ajo që ka ndodhur është shpëtimi i dhelprës dhe pësimi i makinës së një zvicerani.
Një shofer, burrë 40 vjeçar, duke dashur të mos e shkelë një dhelpër që i kishte dalë në rrugë, ka vozitur makinën drejt kangjellave të urës, shkruan polizeinews.ch. Kjo ka ndodhur të martën, pak pas orës 06 në Eichenberg, njofton policia Kantonale e St. Gallenit.
Sipas deklarimit të shoferit, drejt makinës së tij po vraponte një dhelpër, dhe kjo ka bërë që ai për ta shmangur atë, të marrë anën e majtë të rrugës, ku pastaj nuk ka mundur të frenojë, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë, makina është përplasur së pari në kangjellat e anës së majtë dhe pastaj edhe të djathtë të urës, ku më në fund ajo është ndalur. Makina ka pësuar dëmtim total, bën të ditur policia.
(Foto: Kapo St.gallen)
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














