Shkurt.ch
Një kartëpostale misterioze thërret zviceranët “t`i mbulojnë gratë”
"Ne duam të ju lusim që gratë, nëse është e mundur, t`i mbuloni, jo vetëm për hir të vullnetit të Allahut por edhe për të mundësuar një bashkëjetesë paqësore!”
Një kartolinë misterioze në të cilën shihet një minare xhamie e ngulitur përmes fotomontazhit në panoramën e fshatit, ka befasuar qytetarët e disa vendbanimeve zvicerane.
![]()
“Me nderime ju përkujtojmë se ne së shpejti do të jemi shumica”. Kështu fillon teksti në anën e prapme të
kartëpostales që në mëngjesin e të martës ka “aterruar” në kutitë postare të qytetarëve të disa komunave në regjionin rreth Liqenit të Cyrihut. Për këtë ka shkruar fillimisht gazeta lokale Züriseezeitung dhe pastaj lajmi është publikuar edhe në shumicën e mediave online dhe elektronike të Zvicrës.
Shkruesi i tekstit, i cili identifikohet si “Këshilli Qendror Islamik” i qytetit ose fshatit përkatës (Lachen, Herrliberg, Eschenbach etj.) në vazhdim thotë se “gëzohet se më në fund nën islamin do të vijë edhe paqja në fshatin tuaj, transmeton albinfo.ch. “Ne duam të ju lusim që gratë, nëse është e mundur, t`i mbuloni, jo vetëm për hir të vullnetit të Allahut por edhe për të mundësuar një bashkëjetesë paqësore!”.
Emërtimi i adresuesit (Këshilli Qendror Islamik) tingëllon shumë ngjashëm me Këshillin Qendror Islamik të Zvicrës (IZSR), të njohur për qëndrimet e veta ekstreme fetare. Por, nga IZSR deklarojnë se nuk kanë të bëjnë me këtë aksion të cilin edhe e dënojnë ashpër, përcjell albinfo.ch. “Mbrapa kësaj mbase qëndron ndonjë patriot tepër i zellshëm i cili dëshiron t`i alarmojë bashkatdhetarët e tij nga një rrezik inekzistent”, thotë sekretarja e IZSR, Ferah Ulucay.
Edhe kryetari i Komunës Eschenbach, njërës nga komunat ku është shpërndarë kartolina misterioze, e ka dënuar ashpër këtë aksion. “Me popullatën myslimane në Eschenbach nuk kemi fare probleme”, ka thënë ai, duke e cilësuar shpërndarjen e kësaj kartoline si një provokim.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












