Shkurt.ch
Qeveria kërkon frenimin e çmimeve të premive shëndetësore
Ndërhyrja e Këshillit Federal në Tarmed (tarifat mjekësore) duhet të pasqyrohet edhe në uljen e premive të sigurimit shëndetësor
Premitë e sigurimit shëndetësor në vitin e ardhshëm, nuk guxojnë të shtrenjtohen shumë, siç ka ndodhur viteve të fundit. Kjo do të ndodhë po u dëgjua rekomandimi i ardhur nga federata dhe kantonet, shkruan srf.ch.
Ndërhyrja e Këshillit Federal në Tarmed (tarifat mjekësore) duhet të pasqyrohet edhe në uljen e premive të sigurimit shëndetësor, transmeton albinfo.ch. Kursimet që realizohen përmes ndërhyrjes në fjalë nuk guxojnë të anashkalohen kur të vendoset për caktimin e çmimeve të reja të premive. Është detyrë e kantoneve që të mos lejojnë të ndodhë kjo, thuhet në komunikatën për shtyp të publikuar nga Këshilli Federal.
Ndërsa organizata çati e shoqatave shëndetësore, Santesuisse me kohë ka bërë me dije se nuk mund të pritet shumë nga ky drejtim (nuk do të ketë zbritje çmimesh të premive). Kjo për faktin se kursimet e realizuara do të jenë më të ulëta se sa është pritur që të jenë.
Por ndryshe mendon Bashkësia e Fondeve Shëndetësore “Curafutura”, përcjell albinfo.ch. Ajo është vënë në përkrahje të Qeverisë Federale dhe kantoneve, duke konstatuar se ndërhyrja që ka bërë qeveria do të zbusë rritjen e çmimeve të premive.
“Curafutura” e konsideron realist potencialin e kursimit prej 470 milionë frangash, të konstatuar nga qeveria. Anëtarët e bashkësisë do t`i përllogarisin kursimet në fjalë kur të caktojnë tarifat e premive të sigurimit, thotë “Curafutura”.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













