Shkurt.ch
Paditet zvicerania që donte t`i bashkohej ISIS-it
Me këtë veprim, gruaja me emrin Franziska, një zvicerane e konvertuar në islam, ka bërë shkelje të ligjit për ndalimin e grupimeve ISIS dhe Al Kaida, të klasifikuara si terroriste
Prokuroria Federale e Zvicrës ka ngritur padi kundër një gruaje zvicerane të moshës 30 vjeçare, të dyshuar se ka dashur të udhëtojë për në xhihad, në Siri. Ajo, rrugën për t`iu bashkuar “luftës së shenjtë” do ta bënte së bashku me fëmijën e saj 4 vjeçar, shkruajnë sot mediat zvicerane.
Me këtë veprim, gruaja me emrin Franziska, një zvicerane e konvertuar në islam, ka bërë shkelje të ligjit për ndalimin e grupimeve ISIS dhe Al Kaida, të klasifikuara si terroriste. E paditura është nga qyteti Winterthur, Kantoni i Cyrihut.
Prokuroria Federale ka ardhur në përfundimin se shtetasja zvicerane së bashku me fëmijën atëbotë 4 vjeçar, në dhjetor të vitit 2015 kishte dashur të udhëtonte përmes Turqisë për në Siri, transmeton albinfo.ch. Atë e kishin ndaluar autoritetet greke ndërsa pas kthimit në Zvicër, ajo ishte arrestuar pasi që konsiderohej se në Siri ajo do t`i bashkohej organizatës terroriste ISIS.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











