Shkurt.ch
Mishi në Zvicër, deri 4 herë më i shtrenjtë se në Gjermani!
Konkretisht: Një kilogram kofshë pulash në Zvicër kushton afër 12 franga ndërsa në Gjermani, vetëm 3 franga!
Çmimet e mishit dhe sidomos të disa llojeve të tij, në Zvicër janë deri në 4 fish më të larta se në vendet fqinje. Në këtë përfundim ka ardhur indeksi i çmimeve të mishit për vitin 2017, i përpiluar ngafirma gjermane Caterwings. Sipas tij, zviceranët për një kotletë derri ose për gjoks pule apo për file lope paguajnë më shumë se 140 për qind mbi mesataren botërore. E kjo mesatare është nxjerrë pas krahasimit të çmimeve të mishit në 50 vende.
Ndërsa blick.ch duke vërtetuar në terren këtë raport çmimesh, ka ardhur në përfundimin se disa lloje mishi, në veçanti kofshët e pulave (“kaqikat”) në Zvicër kushtojnë plot 4 fish më shtrenjt se në Gjermani. Konkretisht: Një kilogram kofshë pulash në Zvicër kushton afër 12 franga ndërsa në Gjermani, vetëm 3 franga! Ngjashëm qëndron puna edhe me mishin e derrit. Ndërkohë që në Zvicër kilogrami i kotletës së derrit kushton 20 franga, në Itali, Francë e në Gjermani ai mund të blihet me vetëm 8 franga.
Dallimet janë më të vogla te mishi i shtrenjtë, file gjedhi, transmeton albinfo.ch. Kështu, te shtetet fqinje një kilogram mishi të tillë kushton mes 44 dhe 47 franga ndërsa në Zvicër, 62 franga.
Dallimet e përmendura, sipas njohësve të problematikës, shpjegohen jo me çmimet që mishit ua caktojnë pridhuesit (blegëtorët) por me koston e transportit, therrtoreve dhe shitjes me pakicë. Me fjalë tjera, edhe sikur blegtorët ta ofronin mishin pa pagesë, ai në shitore do të kushtonte më shtrenjtë se në vednet fqinje, ka thënë një njohës i industrisë së mishit.
Marzha e lartë (pjesa e fitimit) te distributorët e mëdhenj në Zvicër është më e lartë se në vendet matanë kufijve, ankohen prodhuesit dhe ekspertët, përcjell albinfo.ch. Ndërsa nga Migros-i, si një shpërndarës i tillë thonë se çmimet e larta të mishit në Zvicër arsyetohen thjesht, me nivelin elartë të çmimeve të të gjitha produkteve këtu dhe me nivelin e të ardhurave.
Në linqet në vijim mundeni të lexoni studimin e plotë:
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









