Shkurt.ch
Njëri nga atentatorët e Barcelonës ka qëndruar më parë në Cyrih
Në një skemë të policisë regjionale, mund të lexohet se dy marokenë të rinj gjatë dhjetorit të vitit 2016 kanë qëndruar në Cyrih. Por Policia Federale e Zvicrës (Fedpol) ka mundur të konfirmojë këtë vetëm për njërin nga të dytë
Dy të dyshuar për sulmet terroriste në Barcelonë e Cambrils, sipas policisë katalonase kanë qëndruar nga fundi i vitit 2016 në Cyrih. Në një skemë të cilën mediat spanjolle e kanë marrë nga policia regjionale, mund të lexohet se dy marokenë të rinj gjatë dhjetorit të vitit 2016 kanë qëndruar në Cyrih.
Por ndërkohë, Policia Federale e Zvicrës (Fedpol) ka mundur të konfirmojë qëndrimin në Cyrih vetëm për njërin nga të dytë, raporton srf.ch. Ajo nuk ka mundur të specifikojë qëllimin dhe statusin e qëndrimit të personit në fjalë.
Siç merr vesh Tages Anzeiger, autoritetet zvicerane janë duke bërë shqyrtimin e kësaj informate.
Njëri prej tyre është Mohamed H., i vrarë natën e të enjtes nga policia në Cambrils. Ndërsa tjetri është Youssef A, transmeton albinfo.ch. Ai, sipas informatave të pavërtetuara mund të jetë vrarë të mërkurën para mesnate me rastin e një shpërthimi në Alcanar, në jug të Katalonisë. Hetuesit supozojnë se atje ka shpërthyer një punëtori e celulës së atjeshme të terrorizmit, për përpunimin e bombave. Por, për të vërtetuar vdekjen e Youssef A., mungojnë dëshmitë e ADN-së.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind














