Shkurt.ch
Ka filluar “Badenfahrt”, festa e madhe që mbahet një herë në 10 vjet
95 shoqata dhe bashkësi të ndryshme kanë ngritur secila stendën e vet festive. Të gjitha janë ndërtime atraktive dhe shumë kreative
Duke filluar nga dje, qyteti i vogël pitoresk, Baden, i Kantonit Aargau bashkëjeton me njërën ndër festat më të mëdha popullore në Zvicër “Badenfahrt”. Bëhet fjalë për një festë shumë të veçantë, e cila mbahet vetëm një herë në dhjetë vite dhe zgjat 10 ditë. Gjatë kësaj kohe, qyteti me jo më shumë se 20 mijë banorë, popullohet me 50 fishin e banorëve të vet, gjegjësisht festën e vizitojnë deri në 1 milionë veta.
Përgatitjet për këtë festë kanë filluar para tri vitesh, ndërsa skenat e shumta, stendat e mëdha dhe interesante, ngritja e të cilave ka kërkuar shumë mund e para, ka disa muaj që kanë filluar të ngrihen, raporton srf.ch
95 shoqata dhe bashkësi të ndryshme kanë ngritur secila stendën e vet festive. Të gjitha janë ndërtime atraktive dhe shumë kreative, shkruan albinfo.ch. Sa për ilustrim: është një bar i ndërtuar i tëri nga librat dhe një tjetër, nga kashta! Sigurisht, në to do të shërbehen ushqime e pije për vizitorët e shumtë.
Sigurisht, është menduar edhe për muzikë, madje ajo është një ndër përbërësit kryesorë të festës. Kështu, gjatë dhjetë ditëve publikun do ta argëtojnë plot 123 bende muzikore, që i sigurojnë festës edhe një lloj statusi të një “Openair-Festivali” të llojit të veçantë, që zgjat 10 ditë.
Siguria pritet të jetë në nivel të lartë. Krahas policisë kantonale dhe asaj regjionale, në aksion do të jenë edhe njerëz civilë të sigurimit.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C

















