Shkurt.ch
Gjykata Penale Federale dënon me burg mbështetësin e ISIS-it
Ai, në qendrat e azilit ku ka punuar, ka propaganduar në favor të organizatave radikale islamike si “Al-Nusra-Front” dhe “Shteti Islamik” (ISIS)
Gjykata Federale Penale e Zvicrës i ka shqiptuar një personi, një dënim prej 30 muajsh burg, prej të cilave vetëm 6 burg efektiv ndërsa pjesën tjetër me kusht. Dënimi i është shqiptuar për faktin se ai ka propaganduar në favor të organizatave radikale islamike si “Al-Nusra-Front” dhe “Shteti Islamik” (ISIS), njofton srf.ch.
Bëhet fjalë për një shtetas zviceran, 32 vjeçar, me prejardhje turke, i cili ka punuar për një kompani private sigurimi në qendrat e azilit në Kantonin e Tiçinos, transmeton albinfo.ch. Në këto qendra ku ka punuar, ai ka provuar t`i indoktrinojë me islamin radikal një numër të strehuarish.
Veç kësaj, ai ka organizuar në dy raste udhëtime drejt zonave të luftës në Siri.
Akte të ngjashme personi tashmë i dënuar, ka kryer edhe në Itali dhe në Turqi.
Përveç dënimit me burg, ai duhet të mbulojë shpenzimet procedurale, që mbërrijnë në 133 mijë franga.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











