Shkurt.ch
Prej javës së ardhshme mund të blini insekte për ushqim
Ligji zviceran, i jashtëzakonshëm në Evropë, lejon që nga 1 maji konsumimin e insekteve.
Insektet e para për konsum njerëzor do të jenë në dispozicion në dyqane që nga java e ardhshme, katër muaj më vonë se sa pritej. Berna sapo ka dorëzuar tri autorizimet e para të importit, njofton albinfo.ch.
Ligji zviceran, i jashtëzakonshëm në Evropë, lejon që nga 1 maji konsumimin e insekteve. Por, pavarësisht paralajmërimeve të stuhishme të disa shpërndarësve, të cilët kanë zhvilluar tashmë disa produkte, si hamburgerët, konsumatorët ende janë të hutuar.
Prodhuesit zviceranë janë të njoftuar me një direktivë federale në momentin e fundit. “Për të qenë insektet e ngrënshme, ato nuk mund të jenë fillimisht të brezit të tretë, si kemi menduar, por të brezit të katërt”, shpjegoi javën e kaluar në Morning Jürgen Vogel, president i shoqatës Grimiam në Nyon (VD). Kjo shtyn prodhimin vendor deri në shtator.
Ka mbetur zgjidhja e eksportit. Me që insektet nuk janë të autorizuara për konsum njerëzor në vende të tjera të Evropës, importi i tyre ishte subjekt i dy kushteve: insektet duhet të vijnë nga një kompani e kontrolluar nga autoritetet e ushqimit të vendit eksportues dhe të respektojnë legjislacionin zviceran për ushqim, tregon Zyra Federale e Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (LFV).
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











