Shkurt.ch
240 të vdekur në trafik, numri më i vogël që prej 77 vitesh
Sa për krahasim: në vitin 1971 qenë shënuar 1800 viktima në trafik që është mbi 7 fish më shumë se në vitin 2016. Dhe kjo, në një kohë kur në trafik ishin vetëm një e treta e numrit të automobilave që janë sot
Numri i të vdekurve në aksidente komnukacioni, gjatë vitit 2016 ka qenë më i ulëti që prej 77 vitesh. Zyra Federale për Statistikë ka njoftuar sot se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 240 viktima në të gjitha kategoritë e trafikut, pra në atë rrugor, hekurudhor dhe ajror, shkruan sda.ch.
Sa për krahasim: në vitin 1971 qenë shënuar 1800 viktima në trafik që është mbi 7 fish më shumë se në vitin 2016. Dhe kjo, në një kohë kur në trafik ishin vetëm një e treta e numrit të automobilave që janë sot. Kjo tregon për një shtim të shumëfishtë të sigurisë në komunikacion
Sigurisht, numrin dukshëm më të madh, 216 sish, e përbëjnë viktimat e trafikut rrugor ku motoçikletat paraqiten si mjetet më të rrezikshme, matur me kilometrat e kaluara dhe viktimat e shkaktuara, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër në trafikun hekurudhpr ndoëse janë shënuar 20 viktima, asnjëra prej tyre
Nuk ka pësuar si pasagjer, por të gjithë janë viktimasi “palë e tretë”, dmth njerëz që kanë ndërhyrë nga pakujdesia ose me qëllim në hekurudhë ose janë shkelur nga trenat. Në këtë kuptim, treni mbetet mjeti më i sigurt i transportit në Zvicër. Në aksidente ajrore gjatë vitit të kaluar kanë humbur jetën pesë persona.
Llogaritur me kilometra të kaluara, në trafikun rrugor ka pasur 28 fish më tepër mundësi për të vdekur se në atë hekurudhor. Ndërsa motoristët janë 577 herë më të rrezikuar se ata që udhëtojnë me tren.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












