Shkurt.ch
Swiss, me rekord të ri të numrit të pasagjerëve
Gjithsej gjatë korrikut shërbimet e kësaj kompanie i kanë shfrytëzuar 1 milion e 66 mijë veta. Ky numër ia kalon rekordit të deritashëm, të arritur në korrikun e vitit 2016, për 0.7 për qind
Kompania Ajrore e Zvicrës Swiss në muajin korrik ka vendosur një rekord të ri mujor të numrit të pasagjerëve. Gjithsej gjatë korrikut shërbimet e kësaj kompanie i kanë shfrytëzuar 1 milion e 66 mijë veta, njofton sda.ch. Ky numër ia kalon rekordit të deritashëm, të arritur në korrikun e vitit 2016, për 0.7 për qind.
Swiss që është kompani partnere e Lufthansa-s gjermane njofton me këtë rast se rekordin e ka arritur duke reduktuar numrin e fluturimeve për 5.1 për qind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch. Këtë sukses e ka arritur falë aeroplanëve më të mëdhenj dhe shfrytëzimit më të mirë të tyre.
Edhe në krahasime më afatgjata, numri i pasagjerëve ka shënuar rritje të dukshme. Kështu, vetëm në këta shtatë muaj të vitit, me Swiss kanë fluturuar 9.7 milionë pasagjerë që është më shumë se gjatë gjithë vitit 2005, kur kishin qenë 9.6 milionë. Njëherësh shifra në fjalë është për 3-7 për qind më e madhe se në shtatë muajt e vitit 2016
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











