Shkurt.ch
Liberalët e Gjenevës e nominojnë Pierre Maudet për pasues të ministrit Burkhalter
Degët e FDP-së të kantoneve tjera, kanë kohë deri të premten për të bërë nominimin e kandidatëve të tyre të tjerë
Ashtu siç pritej, FDP/PLR e Kantonit të Gjenevës e ka bërë edhe nominimin zyrtar të politikanit të saj Pierre Maudet për anëtar të Këshillit Federal (Qeverinë e vendit). Politikani 39 vjeçar është pjesë e ekzekutivit të Kantonit të Gjenevës.
Degët e FDP-së të kantoneve tjera, kanë kohë deri të premten për të bërë nominimin e kandidatëve të tyre të tjerë. Ndërsa se cili nga këta pastaj do të jetë në dispozicion për t`u zgjedhur nga Asambleja Parlamentare në shtator, do ta vendosë FDP-ja në nivel të Zvicrës.
Ministër në Qeverinë e Kantonit të Gjenevës, politikani nga FDP/PLR, Pierre Maudet është kandidati i radhës për të zënë vendin vakant të ministrit më Qeverinë Federale të Zvicrës, pas dorëheqjes së ministrit Burkhalter. Maudet, vetëm 39 vjeçar gëzon popullaritet të madh në Gjenevë dhe në partinë që përfaqëson, shkruan albinfo.ch.
Kantoni i Gjenevës nuk ka pasur përfaqësues në Këshillin Federal që nga dorëheqja e Micheline Calmy Rey, në vitin 2011.
Më parë, FDP e Kantonit Vaud kishte kumtuar se do të nominonte dy kandidate për postin në fjalë: Jacqueline de Quattro dhe Isabelle Moret.
Zgjedhja e pasuesit të Burkhalterit do të bëhet më 20 shtator në asamblenë e përgjithshme të të dy dhomave të Parlamentit të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












