Shkurt.ch
Aeroplani zviceran rrëzohet mbi Bondensee, vdesin dy persona
Aeroplani ishte nisur në orën 11 e 30 nga Cyrihu për në Hamburg, ndërsa lajmet e para për rrëzimin e tij janë paraqitur në orën 11 e 53
Aksidentohet sërish një fluturake zvicerane dhe humbin jetën dy persona që ndodheshin në të. Sot, pak para mesditës, një avion i vogël njëmotorësh i nisur nga aeroporti i Cyrihut është rrëzuar në liqenin Bodensee, në territorin gjerman, afër ishullit Mainau, shkruan südkurier.de.
Rënien e tij e ka konfirmuar edhe policia e Konstancës përmes një komunikate, ku thuhet se besohet që dy personat të cilët ndodheshin në avion kanë humbur jetën, transmeton albinfo.ch. Policia Ujore para kësaj kishte deklaruar për mediat se ishin gjetur pjesë kufomash dhe rrotat së bashku me një ulëse aeroplani.
Aeroplani ishte nisur në orën 11 e 30 nga Cyrihu për në Hamburg, ndërsa lajmet e para për rrëzimin e tij janë paraqitur në orën 11 e 53.
Vetëm pak ditë më parë, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në Graubünden të Zvicrës kishin humbur jetën dy të mitur 14 vjeçarë dhe poloti 62 vjeçar
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













