Shkurt.ch
Me 2100 miliardë dollarë, Banka zvicerane UBS, më e madhja në botë
UBS, sipas ranglistës së bërë, ka administruar në vitin 2016 më së shumti pasuri të klientëve të pasur privatë në botë. Ajo, në trezorët e saj ka pasur 2100 miliardë dollarë amerikanë
Banka më e madhe zvicerane UBS është njëherësh më e madhja në mesin e bankave private në gjithë botën. Kështu ka konstatuar një studim i realizuar nga firma këshilluese e Londrës “Scorpio”. UBS, sipas ranglistës së bërë, ka administruar në vitin 2016 më së shumti pasuri të klientëve të pasur privatë në botë.
Kështu, kjo bankë në trezorët e saj ka pasur 2100 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa banka që zë vendin e dytë, ajo “Institue Bank of America” ka pasur 1970 miliardë dollarë. Në vendin e tretë sipas kësaj rangliste është banka “Morgan Stainley”, e cila në vitin 2016 ka administruar 1950 miliardë dollarë.
Ndër bankat e mëdha rënien më të madhe e ka pësuar Deutsche Bank, e cila, me 227 miliardë dollarë brenda një viti ka rënë nga vendi i dhjetë në vendin e 16-të.
25 bankat më të mëdha private në botë administrojnë, marrë së bashku, 13.300 miliardë dollarë të klientëve me pasuri prej më së paku një milion dollarë secili. Me këtë pasuri, bankat në fjalë praktikisht mbulojnë afër dy të tretat e gjithë tregut botëror.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













