Shkurt.ch
Godet me veturë tre persona, njërin prej tyre për vdekje
Sulmuesi i dyshuar ka ikur në drejtim të panjohur pa u ndalur në vendin e ngjarjes. Por më pas policia ka ndaluar makinën e dyshuar me ç`rast ka arrestuar dy personat që ndodheshin në të
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, gjegjësisht rreth orës 2.15 pas mesnatës ,një person me automobilin e tij ka goditur një grup prej tre personash, në zonën industriale të Lucernit, raporton sda.ch. Me atë rast, nga goditja ka mbetur i vdekur në vend një person dhe janë lënduar dy të tjerët, bën të ditur policia, transmeton albinfo.ch. Njëri prej këtyre ka pësuar lëndime të rënda ndërsa tjetri është lënduar lehtë.
Sulmuesi i dyshuar ka ikur në drejtim të panjohur pa u ndalur në vendin e ngjarjes. Por më pas policia ka ndaluar makinën e dyshuar me ç`rast ka arrestuar dy personat që ndodheshin në të. Ende nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre ka qenë shoferi i dyshuar për sulmin e përmendur. Nuk është thënë po ashtu nëse ata kanë qenë nën ndikimin e alkoolit ose të drogës.
Tre personat e goditur janë shtetas polakë të moshave 37, 38 dhe 44 vjeçare.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










