Shkurt.ch
Pierre Maudet, kandidat serioz për të zënë vendin e ministrit Burkhalter
Maudet, vetëm 39 vjeçar gëzon popullaritet të madh në Gjenevë dhe në partinë që përfaqëson, shkruan albinfo.ch. Si i tillë, ai mund ta rrezikojë seriozisht kandidatin e vetëm deri tash të zyrtarizuar, Ignazio Cassis nga Kantoni i Tiçinos
Ministër në Qeverinë e Kantonit të Gjenevës, politikani nga FDP/PLR, Pierre Maudet është kandidati i radhës për të zënë vendin vakant të ministrit më Qeverinë Federale të Zvicrës, pas dorëheqjes së ministrit Burkhalter. Maudet, vetëm 39 vjeçar gëzon popullaritet të madh në Gjenevë dhe në partinë që përfaqëson, shkruan albinfo.ch. Si i tillë, ai mund ta rrezikojë seriozisht kandidatin e vetëm deri tash të zyrtarizuar, Ignazio Cassis nga Kantoni i Tiçinos.
FDP e Gjenevës e ka pritur mirë këtë kandidim dhe u ka rekomanduar delegatëve që ta mbështesin atë më 8 gusht kur mbahet në Gjenevë kuvendi i partisë, raportojnë mediat zvicerane.
Vetëm një ditë më parë kishte hequr dorë nga kandidatura, kolegu i tij, nënkryetari i FDP/PLR-së së Gjenevës, Christian Lüscher, duke e lënë të lirë shtegun për kandidatin e ri.
Kantoni i Gjenevës nuk ka pasur përfaqësues në Këshillin Federal që nga dorëheqja e Micheline Calmy Rey, në vitin 2011.
Më parë, FDP e Kantonit Vaud kishte kumtuar se do të kandidonte dy kandidate për postin në fjalë: Jacqueline de Quattro dhe Isabelle Moret.
Zgjedhja e pasuesit të Burkhalterit do të bëhet më 20 shtator në asamblenë e përgjithshme të të dy dhomave të Parlamentit të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











