Shkurt.ch
Asgjë e rrezikshme në “çantën misterioze” në Bernë
Pronari i çantës vazhdon të jetë nën përkujdesje të policisë. Me rastin e arrestimit, ai kishte me vete një imitim pushke (Softair) që nga pamja nuk dallohet nga një pushkë e vërtetë
Çanta misterioze e lënë mbrëmë në sheshin Bundesplatz (sheshi para Pallatit Federal) të Bernës ka qenë e parrezikshme. Këtë njoftim e ka dhënë Policia Kantonale e Bernës sot, duke sqaruar opinionin lidhur me bllokimin që ajo i kishte bërë natën e mbrëmshme sheshit të përmendur dhe rrugëve përqark, raportion bernerzeitung.ch.
Në çantë janë gjetur vetëm disa aparate elektronike dhe asgjë e rrezikshme.
Pronari i çantës vazhdon të jetë nën përkujdesje të policisë, transmeton albinfo.ch. Me rastin e arrestimit, ai kishte me vete një imitim pushke (Softair) që nga pamja nuk dallohet nga një pushkë e vërtetë.
Ai, në mbrëmjen e të martës fillimisht kishte kërcënuar dhe pastaj e kishte vendosur çantën e tij të shpinës para një restoranti në Bundesplatz. Siç kemi shkruar tashmë, policia e ka hequr me robot çantën e përmendur dhe ka arrestuar pronarin e saj.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













