Manifestime
Vendbanimi më i vjetër i Gjilanit, një paralagje model e qytetit
Fshati ngjitur qytetit të Gjilanit i njohur si një ndër vendbanimet më të vjetra të regjionit, me një histori sa interesante aq edhe mbresëlënëse -Velekinca, ka organizuar pritjen e bashkatdhetarëve si pjesë të programit vjetor „Dita e Velekincës“
Shoqata „Velekinca e Vjetër“, vepron që prej dy vjetësh e regjistruar në Zvicër nga ku organizohen dhe mbështetën projekte që ndikojnë në përmirësimin e jetës së velekincasve.
Velekinca e Vjetër i ngjanë një fshati model të Anamoravës, me rrugë të asfaltuara, ndriçim, vendpushime, gjelbërim e pisha të mbjellura në një ambient të pastër e modern.
Iniciatori i themelimit të shoqatës Jeton Halimi, e vlerëson lartë kontributin e bashkatdhetarëve. Sipas tij, Velekinca e Vjetër ka ndryshuar dhe fal mbështetjes së diasporës, përmirësimi i infrastruktures së fshatit është i dukshëm.
„Në Velekincë tashme është bërë një punë e madhe në gjelbërimin dhe ruajtjen e ambientit. Ne kemi mbjell në të gjitha rrugët e fshatit pisha, kemi gjelbëruar hapësirat publike, kemi rregulluar trotuare dhe jemi në fazën e rregullimit të një këndi lojrash për fëmijë.
Shoqata e „Velekinca e Vjetër“ ka kontribuar poashtu në ndërtimin e një shtëpie të një familjeje të pa strehë, e cila jeton në kushte të rënda ekonomike.
„Mërgimtarët velekincas kanë punësuar një punëtor me orar të plotë, me të gjitha paisjet për punë, i cili kujdeset për mirëmbajtjen e pastërtisë, kositjen e barit, mirëmbajtjen e varrezave e deri në pastrimin e borës në kohë dimri“, plotëson Halimi.
Velekinca e Vjetër është një fshat i vogël kusherinjësh me rrreth 110 shtëpi, i cili njihet si fshati që ekziston para Gjilanit. Velekincasit i kanë një qasje ambientaliste dhe janë të fokusuar në rregullimin e ambientit të jashtëm duke pasur në krye të prioriteteve pastërtinë dhe shtimin e hapësirave gjelbëruese.
„Me ndihmën e bashkatdhetarëve që jetojnë në shtetet përendimore dhe atyre që jetojnë në Gjilan dhe ne këtu, kemi arritur ngritjen e një shoqate solide për t’i financuar projektet e fshatit me qëllim ambientalist“, tregon anëtari i kryesisë, Shemsedin Qerimi.
„Ne kemi rregulluar komplet parkun e fshatit, sallën e pritjes dhe organizimeve të ndryshme për nevoja të banorëve të Velekincës së Vjetër. Kurse tani kemi në plan projektin për rregullimin e një parku mbrapa xhamisë dhe rregullimin e ndarjen e varrezave me plan. Poashtu kemi edhe një vend për fushë të sportit, ku gjysma tashmë është rregulluar, tregon ai.
Megjithë pamjen e bukur që ka marrë fshati dhe punën e mirë që po bëjnë mërgimtarët duke e kthyer këtë vendbanim në një nga fshatrat model të qytetit, krenaria e velekincasve të Mulla Idriz Gjilanit, qëndron në vjetërsinë dhe historinë e fshatit, ku pos që supozohet të jetë vendlindja e Lek Dukagjinit, mendohet që edhe vetë emri i fshatit rrjedh po nga Lek Dukagjini.
Njëri nga anëtarët e shoqatës, Shemsedin Qerimi, ka veçuar historinë e lashtë të fshatit që mbanë emrin e princit shqiptar Lek Dukagjini, duke marrë per bazë librin e historianit nga Shqipëria, Tonin Çobani dhe emërtimet e shumta në fshat që mbajnë emrin e Lekës.
„Në Velekincë është diskutuar historikisht brez pas brezi nga e ka marrë fshati emrin”, sqaron Qerimi. „Në bazë të gojëdhënave të pleqëve, tapive të periudhës osmane por edhe të historianëve si Tonin Çobani mendohet që fshati Velekincë e ka emrin nga fjalët Vendi dhe Leka, por që me kalimin e kohës nën administratën e pushtuesve otomanë e sërbë, ka pësuare ndryshime dhe sot njihet si Velekincë“.
Velekincasit janë të bindur në këtë tezë të ngritur nga historiani Tonin Çobani, ata thonë se të gjitha dëshmitë qojnë në këto konstatime. Vetë zyrtari komunal i këtij fshati, Shemsedin Qerimi, tregon me dorë anash kodrën përballë fshatit.
„Ajo atje përballë është Kodra e Lekës, mbrapa kemi Zabelin e Lekës dhe në fshat janë arat që i thërrasin Lek-Llavat, shpjegon Qerimi.
Frymëzimi i velekincasve për ta ndërtuar e rregulluar fshatin e Mulla e Idriz Velekincës e Lek Dukagjinit sipas modeleve të fshatrave përendimore, vjen nga numri i madh i mërgimtarëve që ka ky fshat, të cilët i inicojnë dhe i mbështesin financiarisht projektet për zhvillimin e Velekincës së Vjetër.
Të tjera nga Manifestime
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin
























