Shkurt.ch
Mbytet nga rrufeja alpinistja në maje të malit Matterhorn
Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Ansa, aksidenti ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në kohën kur zona ishte kapluar nga stuhitë
Një alpiniste nga SHBA është qëlluar nga rrufeja dhe ka vdekur në majën e Matterhorn-it, njërën ndër më të lartat në Zvicër. Shoqëruesi i saj i cili ishte në gjendje kritike, është transportuar në një spital zviceran.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Ansa, aksidenti ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në kohën kur zona ishte kapluar nga stuhitë.
Moti i keq ka bërë po ashtu që shpëtimtarët të arrinin me shumë vonesë në vendin e ngjarjes, në natën në mes ditës së të diele dhe të hënë, transmeton albinfo.ch. Të dy ishin rrëzuar për disa metra nga muri verior i majës, por, duke ngaqë kanë qenë të lidhur me litarë, qëndronin varur, shkruan Ansa. Burri, i lënduar rëndë kishte kërkuar ndihmë përmes telefonit mirëpo pas kësaj nuk u ishte përgjigjur më telefonatave.
Krahas një vajze e cila ka humbur jetën mbrëmë në një tendë, e goditur nga druri i rrëzuar nga stuhia, rasti i alpinistes është i dyti rast që ka përfunduar me fatalitet, që ka ardhur si pasojë e motit të lig.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










