Shkurt.ch
Mot i ligë me breshër dhe rënie temperaturash
Një valë e dytë e motit të ligë është nisur në mes të orës 18 e 30 dhe 20 mbi Jura dhe nëpër Baselbiet e deri në Fricktal. Kjo valë ka sjellë më shumë breshër, madhësia e të cilit ka arritur deri në 5 centimetra
Moti i ligë dhe stuhitë në Zvicër kanë vazhduar edhe të dielën. Fillimisht stuhia ka kaluar nga regjioni Berner Oberland në drejtim të lindjes, gjegjësisht kantonit Graubünden. Kjo valë ka ulur temperaturat dhe ka është karakterizuar nga fuqia e stuhisë, shkruan srf.ch.
Kështu në Les Diablerets era ka arritur shpejtësinë prej 105 kilometrash në orë ndërsa më Crap Sogn Gion në Graubünden, madje 135 kilometra në orë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në Chur (Graubünden) temperatura brenda pak minutash ka rënë nga 33 në 18 gradë.
Një valë e dytë e motit të ligë është nisur në mes të orës 18 e 30 dhe 20 mbi Jura dhe nëpër Baselbiet e deri në Fricktal. Kjo valë ka sjellë më shumë breshër, madhësia e të cilit ka arritur deri në 5 centimetra.
Qyteti Chur është goditur rëndë nga një mot i ligë në mbrëmjen e të dielës. Autoritetet e sigurisë janë detyruar të ndërhyjnë në shumë raste të vërshimit të ujit në bodrume, rrugë dhe nënkalime si dhe në një rast të një peme të rrëzuar. Po ashtu një pemë është rrëzuar mbi një linjë elektrike.
Nga ky mot i keq që ka kapluar regjione të ndryshme të Zvicrës nuk kanë pësuar njerëzit.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










