Shkurt.ch
2.5 milionë franga dëme nga breshri, për dy ditë
Zvicra perëndimore është prekur më së shumti. Por, sigurimi nga breshri ka marrë gjithashtu njoftime për dëme nga breshri në pjesën gjermanofolëse, siç janë kantonet e Bernës, Cyrihut dhe Schwyz-it
Shirat me breshër të kësaj fundjave kanë shkaktuar dëme në sektorin e bujqësisë. Demet vlerësohen aktualisht në rreth 2.5 milionë franga. Sigurimi zviceran nga breshri pret të marrë rreth 600 kërkesa për shpërblim të dëmeve.
Zvicra perëndimore është prekur më së shumti. Por, sigurimi i lartpërmendur ka marrë gjithashtu njoftime për dëme nga breshri në pjesën gjermanofolëse, siç janë kantonet e Bernës, Cyrihut dhe Schwyz-it, ka bërë të ditur të hënën institucioni i sigurimit në një deklaratë.
Kulturat e prekura janë kryesisht drithërat, misri e patatet. Të premten, të shtunën, por edhe të dielën rajonet e cituara ishin objekt i stuhive të forta të breshrit. Rajoni i Luzernit ka qenë nën ujë dhe SRF Meteo ka numëruar rreth 25.000 rrufe në qiell.
Ky episod me breshër po ndodh për të tretën herë gjatë kësaj vere. I mëparshmi, ka dy javë më parë, pati kushtuar rreth 4 milionë franga, thotë sigurimi, i cili kishte marrë rreth 800 deklarata dëmtimi në sektorin e bujqësisë.
Përtej dëmit bujqësor, dëmtimi i sektorit të ndërtesave ka zbuluar numra shumë më të konsiderueshëm. Kështu që, stuhitë që patën ndodhur dy javë më parë kanë shkaktuar shpenzime për rreth 85 milionë franga që do duhet t’i paguajë sigurimi i patundshmërive A, i cili ka marrë mbi 4000 kërkesa.
Kurse më 1 qershor ishte rajoni i Thun-it (BE), i cili i ishte nënshtruar një stuhie me breshër. Sigurimi i ndërtimit në Bernë ka vlerësuar dëme për 15 milionë franga. Kjo është një prej shumave më të mëdha në vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar Një djalë katërvjeçar u mor kundër vullnetit të tij në një apartament nga një burrë 72-vjeçar... -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve













