Shkurt.ch
Sulmuesi me motosharrë vazhdon të jetë në arrati
Franz Vrousis ka qenë i dënuar dy herë më parë për shkelje të ligjit mbi armëmbajtje. Qytetarë të ndryshëm njoftojnë se bëhet fjalë për një person të mbyllur në vete dhe me sjellje agresive
Më shumë se 24 orë kanë kaluar nga sulmi me motosharrë që ndodhi në qytetin e vjetër të Schaffhausenit dhe ende nuk është kapur personi i dyshuar për kryerjen e këtij sulmi. Policia vazhdon të jetë në ndjekje të 51 vjeçarit Franz Vrousis dhe për këtë ka shpallur tashmë edhe fletarrestin ndërkombëtar, njofton srf.ch. Ajo konsideron se i arratisuri është i armatosur dhe supozohet se ende e ka me vete motosharrën prandaj këshillon qytetarët për kujdes.
Policia e Schaffhausenit ka bërë të ditur në mëngjesin e sotëm se e ka gjetur në regjionin Weinland automjetin e personit në fjalë.
Vrousis është i njohur si njeri nomad, që nuk është i paraqitur në asnjë komunë, transmeton albinfo.ch. Ai sipas njohurive të policisë, para kryerjes së aktit, qëndronte në pyjet në zonën kufitare në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë.
I dyshuari ka qenë i dënuar dy herë më parë për shkelje të ligjit mbi armëmbajtje. Qytetarë nga lokalitete të ndryshme njoftojnë se bëhet fjalë për një person të mbyllur në vete dhe me sjellje agresive. Prej pak vitesh ai pas një aksidenti automobilistik kishte pësuar një traumë dhe jetonte i vetmuar, me pension invaliditeti.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar Një djalë katërvjeçar u mor kundër vullnetit të tij në një apartament nga një burrë 72-vjeçar... -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve












