Shkurt.ch
Kantonet zvicerane do të kenë numër rekord të nxënësve
Ndërsa numri i studentëve do të rritet fuqishëm gjatë 10-15 vjetët e ardhshme, shpenzimet do të qëndrojnë të njëjta.
Eksperti zviceran për formacion (arsimim) i Konfederatës parashikon një numër rekord të studentëve dhe nxënësve deri në vitin 2025. Duke pasur parasysh rritjen e pritshme – deri në 20% në disa kantone – tashmë janë marrë masa për kursim, derisa kushtet kanë qenë si në “parajsë”.
Por, kjo do të ndryshojë, paralajmëron Stefan Wolter, drejtor i Qendrës Koordinuese Zvicerane për Hulumtime në Arsim, në një intervistë të dhënë për gazetën “Schweiz am Wochenende”. Ndërsa numri i studentëve do të rritet fuqishëm gjatë 10-15 vjetët e ardhshme, shpenzimet do të qëndrojnë të njëjta.
Deri në vitin 2025 numri i fëmijëve në klasë do të arrijë një shifër rekorde në disa kantone. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit politikë nuk kanë vënë më shumë burime në dispozicion, raporton Stefan Wolter. Për këtë arsye, ai i konsideron ankesat e mësuesve në dritën e situatës aktuale politike dhe financiare në vend si një sinjal alarmi.
Për të zgjidhur problemin e shpenzimeve, kantonet dhe komunat nuk duhet të tremben për të mbyllur disa qendra shkollore, shpjegon specialisti. Duke pasur parasysh dendësinë e popullsisë dhe afërsinë e fshatrave ndërmjet tyre, nxënësit mund të marrin autobusin për të shkuar deri në qytetin më të afërt, pa bërë udhëtim të tepruar.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














