Integrimi
I refuzohet pasaporta zvicerane turkes, jehona e lajmit mbërrin deri në Kinë!
Qëkur në shtypin zviceran është publikuar edhe protokolli i “marrjes në pyetje” të vajzës turke, në opinion, veç moskuptimit ka shpërthyer edhe mllefi me zyrtarët që janë përgjegjës për gjithë këtë marrëzi
Ka me qindra raste kur një të huaji/të huaje në Zvicër i refuzohet natyralizimi dhe askush nuk merret me këtë. Por ndryshon puna me të renë turke Funda Yilmaz nga qyteti Buchs i Kantonit Aargau. Ndonëse e lindur, rritur dhe shkolluar në Zvicër ndërsa Turqinë e njeh vetëm nga pushimet verore, Funda është përballur me hedhjen poshtë të kërkesës së saj për pasaportën zvicerane. Pasi që ky refuzim ka ardhur për shkaqe absurde dhe fare banale, rasti i saj ka bërë jehonë të madhe, tashmë edhe jashtë Zvicrës.
Qëkur në shtypin zviceran është publikuar edhe protokolli i “marrjes në pyetje” të vajzës turke, në opinion, veç moskuptimit ka shpërthyer edhe mllefi me zyrtarët që janë përgjegjës për gjithë këtë marrëzi, transmeton albinfo.ch..
Gazeta Aargauerzeitung ka bërë një përmbledhje të reagimeve të shtypit të huaj, duke filluar nga ai në fqinjësi, gjerman e francez e deri te shtypi amerikan, turk dhe madje edhe ai kinez, në fokus të të cilave është rasti “Funda”.
Kështu, revista gjermane “Der Spiegel” shkruan: “Zvicra është vendlindja, atdheu i saj por kjo gjë nuk mjafton që ajo të fitojë pasaportën zvicerane. Një ndër shkaqet e refuzimit është se ajo blen në “Aldi” (rrjeti tregtar gjerman).
Ndërsa Zeit Online gjerman, si shkas për refuzimin e pasaportës për turken e re e vë faktin banal se ajo nuk ka njohuri rreth hedhjes së vajit të përdorur (!) dhe ndarjes së mbeturinave. Ndërsa lidhur me protokollin, gazeta shkruan se është një shembull ku si rrallëherë përshkruhet aq mirë arbitrariteti i autoriteteve.
Lidhur me hedhjen e vajit të përdorur flet edhe Süddeutsche Zeitung e cila shpjegon për lexuesit e saj se si mund të fitosh shtetësinë zvicerane, duke përmendur këtu disa kritere jo shumë të qarta dhe konkrete.
Gazeta franceze “L`Express” e vë këtë titull: “A dëshironi të emigroni? Një e huaj me qëndrim në Zvicër dështon ta plotësojë testin e natyralizimit”, transmeton albinfo.chGazeta më tutje, për të vënë theksin në absurditetin e kritereve, përmend rastin e familjes kosovare të cilës i është refuzuar pasaporta zvicerane me pretekstin se dalin në rrugë të veshur me “trenerka” (tuta).
Ngjashëm shkruan edhe “The Guardian” anglez. “A duhet që të huajt të dinë se si hidhet vaji i përdorur, për t`u bërë zviceranë? A e meritojnë pasaportën zvicerane ata të huaj që blejnë në shitoren e fshatit më shumë se ata që blejnë në supermarket? Dhe: çfarë lloj sporti është Hornussen (një lojë tradicionale zvicerane në mes të bejsbollit dhe golfit).
Ndërsa mediat turke është e nënkuptueshme që do të merren me fatin e “bijës së tyre”. “Pasi që nuk e ka ditur emrin e kasapit të fshatit, një turkeje në Zvicër i është refuzuar shtetësia zvicerane” shkruan “arti+33”, duke shtjelluar më tej debatin që ka ngjallur ky rast në Zvicër.
Kulmin këtyre reagimeve sigurisht ia ka vënë shtypi kinez. Kështu, “The News Lens” në gjuhën kineze shkruan veç tjerash: “A mund të bëhesh shtetas zviceran nëse nuk i njeh bizneset lokale dhe sportet tradicionale të Zvicrës? Gazeta madje e sqaron me një artikull të veçantë se çfarë lloji sporti është ai “Hornussen”: “Një sport i fshatarëve të Zvicrës”.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














