Shkurt.ch
Schneider-Ammann takoi Ivanka Trump
Ai u takua në Uashington me ministrat e qeverisë dhe me Ivanka Trump, e bija, njëherësh këshilltare e presidentit amerikan. Lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të “mësuarit zviceran" janë biseduar, ndër të tjera
Në fazën e fundit të udhëtimit të tij veror, Këshilltari Federal është munduar të përforcojë marrëdhëniet ekonomike mes Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara.
Schneider-Ammann ka përfunduar vizitën e tij të martën në Shtetet e Bashkuara.
Ai u takua në Uashington me ministrat e qeverisë dhe me Ivanka Trump, e bija, njëherësh këshilltare e presidentit amerikan. Lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të “mësuarit zviceran” janë biseduar, ndër të tjera.
Qeveria amerikane, veçanërisht presidenti Trump, njeh pikat e forta ekonomike të Zvicrës, gjë që hap dyert dhe mundëson diskutime interesante në mes të partnerëve, tha Schneider-Ammann për mediat në Uashington.
Rritja e fortë në tregti dhe investime, krijimi i rëndësishëm i vendeve të punës për kompanitë zvicerane dhe niveli i lartë i shpenzimeve në hulumtimet në Shtetet e Bashkuara u diskutuan me Sekretarin e Tregtisë, Wilbur Ross. Kompanitë zvicerane kanë krijuar afro 500.000 vende pune në Shtetet e Bashkuara.
Këshilltari Federal i shpjegoi Wilbur Ross-it se ekonomia zvicerane është e bazuar në një filozofi, duke përfshirë tregjet e hapura dhe dypalëshe të tregtisë së lirë.
“Z. Ross më dha përshtypjen se i vlerëson lart këto parime”.
Një marrëveshje e tregtisë së lirë mes dy vendeve u ndërpre në vitin 2006. Para se të rikthehet, Zvicra duhet të bëjë detyrat e shtëpisë, tha ministri i Ekonomisë zvicerane.
Shkollimi
Me Sekretarin e Arsimit, Betsy Devos, me Sekretarin e Punës, Alexander Acosta si dhe me këshilltaren dhe vajzën e presidentit, Ivanka Trump, Johann Schneider-Ammann ka biseduar rreth trajnimeve. Të dy vendet kanë nënshkruar në vitin 2015 një deklaratë bashkëpunimi në fushën e të mësuarit.
Pas takimit, Schneider-Ammann ka thënë se ishte “i impresionuar” me aftësitë e Ivanka Trump për sistemet e të mësuarit. Ai ftoi tre ministrat dhe Ivanka Trump në Zvicër, për të vazhduar shkëmbimin. Asnjë datë nuk është caktuar ende. “Por, ne e dimë që asaj i pëlqen skijimi, kështu që kjo jep një tregues të sezonit”, tha Këshilltari Federal.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













