Shkurt.ch
Zuppiger, i akuzuar për përvetësim parash
Sipas "Die Weltwoche", Zuppiger ka provuar të përvetësojë 265 mijë franga nga pasuria e lënë trashëgim për organizata humanitare
Kandidati për Këshillin Federal të Zvicrës nga SVP-UDC, Bruno Zuppiger mund të ketë problem serioz më 14 dhjetor, kur do të zhvillohet gara për këtë post. Javorja “Die Weltwoche” ka drejtuar akuza të rënda politikanit që konsiderohet se i takon krahut të matur brenda partisë me qëndrime radikale.
Sipas gazetës në fjalë, Zuppiger ka provuar të përvetësonte 265 mijë franga nga pasuria e lënë trashëgim për organizatat humanitare.
Në cilësinë e përmbaruesit të testamentit të një të punësuari në firmën e tij, para disa vitesh, Zuppiger ia ka “ndërruar drejtimin” vullnetit të të ndjerit. Ai, vetëm para një viti ua ka dorëzuar organizatave humanitare të hollat e lëna në testamentin e të ndjerit.
Madje edhe këtë veprim, thotë “Weltwoche”, ai e ka bërë vetëm pasi është përballur me kërcënimin me padi, të organizatave në fjalë.
Zuppiger në një prononcim për DRS ka thënë se bëhet fjalë për një gabim që ka ndodhur në firmën e tij. Por, ky gabim është përmirësuar pa e dëmtuar palën e tretë, ka thënë ai. Kryetari i SVP-UDC-së, Toni Brunner ka thënë se kryesia e partisë ka ditur për rastin që para nominimit të Zuppiger-it për postin e ministrit.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












