Shkurt.ch
Goditet nga kamioni, vdes shtatzëna 38 vjeçare me gjithë fëmijën e palindur
Nga këto përplasje, gruaja shtatzënë ka pësuar lëndime aq të rënda sa që, përkundër përpjekjeve për rianimacion, ajo ka vdekur në vendin e ngjarjes
Në një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë pesë automjete, ka humbur jetën një grua shtatzënë së bashku me fëmijën e saj të palindur, shkruan blick.ch Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
Shoferi 39 vjeçar së bashku me gruan e tij shtatzënë ishin në makinë duke dalë nga qyteti Bülach drejt Nerach-ut, transmeton albinfo.ch. Nga shkaqe ende të pasqaruara, njofton policia kantonale e Cyrihut, aty ndodhin disa përplasje me një kamion, tri vetura tjera dhe një kombibus.
Nga këto përplasje, gruaja shtatzënë ka pësuar lëndime aq të rënda sa që, përkundër përpjekjeve për rianimacion, ajo ka vdekur në vendin e ngjarjes. Bashkëshorti i saj dhe shoferi i njërës nga makinat tjera janë dërguar në spital me lëndime. Deri tash nuk dihet për shkallën e lëndimeve që ata kanë pësuar.
(Foto: Kapo Zürich)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










